“I pavaruri” President i zgjedhur flet i sigurt për fitoren e LSI-së,...

“I pavaruri” President i zgjedhur flet i sigurt për fitoren e LSI-së, tani “meraku” i tij është PDIU

37
0
Shares

Një takim i Ilir Metës me Shpëtim Idrizi, u pasua me një konferencë shtypi të Presidentit të zgjedhur. Megjithëse ende LSI formalisht LSI është aleate e qeverisë, Ilir Meta nuk nguroi “të fshijë” katër vitet qeverisës, duke akuzuar qeverinë se po e kthen vendin, në të dytin pas Sierra Leones, ku qytetarët duan të braktisin vendin.
Por më tepër se sulmet ndaj qeverisë, Ilir Meta, doli për të bërë ët qartë fitoren “e sigurt” të LSI në zgjedhje, ndërsa merak i tij i vetëm, tashmë mbetet PDIU.
“LSI ka vetëm një garë me shtetin që po keqpërdor për fat të keq ish-bashkëkryetari im për vendin e parë dhe LSI do e fitojë. Është forcë e parë, e paparë.
Për sa i takon Lulit ju të gjithë e kuptoni që nuk e ndihmoj dot për këtë garë që ka nisur me PDIU-në për vendin e tretë”, u shpreh Meta. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY