Vrasja e Artan Cukut, Gjykata lë në “arrest në burg”, Mikel Shallarin

Vrasja e Artan Cukut, Gjykata lë në “arrest në burg”, Mikel Shallarin

51
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë e krimeve të rënda ka lënë në “arrest në burg pa afat”, Mikel Shallarin, të akuzuarin për vrasjen e komisar Artan Cukut.
Vendimi i gjykatës erdhi pasi Prokuroria e Krimeve të Rëndë kërkoi arrest në burg për Mikel Shallarin.
Sipas kërkesës së organit të akuzës, mësohet se zbulimi i ngjarjes dhe këtij personi si autor i dyshuar i vrasjes, është bërë nga analiza e kamerave të sigurisë ku është vërejtur largimi i personit të dyshuar nga vendi i ngjarjes.
Sipas kërkesës së saj në seancën e sotme gjyqësor te gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, mësohet se ka përthpushmëri 100% të gjurmëve të gjetura. Gjurmët u gjetën në një kosh plehrash afër vendit të ngjarjes. Mësohet se ka qenë ADN në xhepat e bluzës sportive që ka lënë në kosh autori, e cila ka zbardhur identitetin e tij.
Nga pamjet e kamerave është parë që autori ecën me duart në xhepa në bluzë.
Të dhënat e gjurmëve dhe ADN-së janë marrë e krahasuar edhe me Interpol Berna, Zvicër. Ekspertët e kanë shpërndarë profilin e ADN dhe ka reaguar Interpol berna e Zvicrës që kanë thënë ne kemi pasur një të shoqëruar me këtë profil gjenetik.
Gjykata e Krimeve të Rënda, është tërhequr në këto momente për caktimin e masës së sigurisë ndaj Mikel Shallarit, të riut që është arrestuar me akuzat e vrasjes së komisar Artan Cukut. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY