Gazmend Bardhi tregon pse u ndalua kandidatja për deputete e PS të...

Gazmend Bardhi tregon pse u ndalua kandidatja për deputete e PS të hynte në ministri

182
0
Shares
Juliana Hoxha

Ministria e Drejtësisë ka sqaruar sot se pse sekretarja e përgjithshme e këtij institucioni, Juliana Hoxha nuk është lejuar të hyjë në ministri.

Deklarata:

Ministria e  Drejtësisë  rikonfirmon  që  Sekretari  i  Përgjithshëm  i  Ministrisë së Drejtësisë vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk mund të lejohet të futet në institucion. Urdhri  nr.  3817, datë 08.06.2017,  i  Ministrit  të  Drejtësisë,  me anë të së cilit është urdhëruar pezullimi nga detyra i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, është  në  fuqi.

Asnjë  institucion  tjetër  shtetëror,  përfshirë  Departamentin  e Administratës  Publike  apo  Komisionerin  e  Mbikëqyrjes  së  Shërbimit  Civil, nuk ka cenuar vlefshmërinë e aktit të pezullimit të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, për shkak se autoritetin Kushtetues për ta bërë këtë e ka vetëm sistemi gjyqësor në vend. Çdo pretendim tjetër në këtë drejtim është manipulim i opinionit publik, dhe tregues i qartë i mungesës së njohurive minimale juridike.

Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të ftojë çdo palë të interesuar dhe që nuk është  dakord  me  aktin  e  Ministrit  të  Drejtësisë,  që  t’i  drejtohet Gjykatës,  si  organi kompetent, që shqyrton ligjshmërinë e vendimmarrjeve të Ministrit të Drejtësisë.

Akti i sotëm i Sekretarit të Përgjithshëm të pezulluar nga detyra, për të hyrë në mënyrë të  paligjshme  dhe  me  forcë  në  institucion,  është  vijim  i  akteve  të  paligjshme  të ndërmarra gjatë kësaj kohe, si dhe vazhdim i përpjekjeve për të penguar institucionin e Ministrisë  së  Drejtësisë  që  të  zbatojë  ligjin  dhe  të  marrë  masat  për  të  mos  lejuar përdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime politike, apo për të shfokusuar punën e titullarëve të institucionit në drejtim të parandalimit të përfshirjes së nëpunësve publik në  veprimtari  politike  në  kundërshtim  me  ligjin.

Ky  akt  i  fortë  dëshpërimi  dhe paligjshmërie, provon edhe njëherë dështimin e depolitizimit të administratës publike, si dhe fatkeqësisht është tregues i qartë i respektit të ulët që zyrtarë të lartë të shërbimit civil kanë ndaj ligjit. Ministria e Drejtësisë fton organin e Prokurorisë të procedojë me seriozitet, shpejtësi dhe  efikasitet,  kallëzimin  penal  që  kanë  depozituar  sot  Shërbimet  e  Ruajtjes  së Ministrisë së Drejtësisë ndaj znj. Juliana Hoxha, për shkak se hyrja e paautorizuar në një institucion të rëndësisë së veçantë, përbën vepër penale dhe është e dënueshme nga Kodi Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY