FOTO/ Lulzim Basha ndalet në Burrel: Taksa e ulët do rrisë konsumin,...

FOTO/ Lulzim Basha ndalet në Burrel: Taksa e ulët do rrisë konsumin, do rrisë prodhimin, do ndezë ekonominë

50
0
Shares

Lulzim Basha gjatë gjatë prezantimit të programit ekonomik në Dibër, u ndal në Burrel ku takoi tregtarë të biznesit të vogël. Basha dëgjoi ankesat e tyre dhe u tha se plani i tij me ulje taksash, do nxisë konsumin e do rrisë prodhimin në vend.
“Ulje të taksave, subvencione për fermerët, sepse këtu kemi më shumë fermerë. Rritje konsumi që sjell rritje të kërkesës në treg, rritje të prodhimit, rritje të kreditimit dhe paratë e shtetit nuk do të hidhen më për investime koti për palma, do të hidhen për investime që ndihmojnë ekonominë”.
Basha gjatë takimeve me qytetarët shpjegoi projektin e tij për biznesin e vogël. Basha i shpjegon pronarit të një dyqani të vogël, se si pulla që do të vërë ai në xham që tregon se ka shlyer detyrimet, do të mbgajë larg çdo tatimor a përfaqësues të shtetit që shkojnë për të abuzuar e bërë presion.
“Biznesi i vogël pullën këtu. 1.5% e xhiros, kombinim i të gjitha detyrimeve ndaj shtetit, lokal dhe qëndror, maksimumi, tavani. Po të jeni poshtë tavanit, bravo ju qoftë, por sipër 1.5%-shit nuk keni për shkuar dot kurrë me detyrime. Kur të marrin frymë farmacisti, tregtari, kur të marrë frymë biznesi i vogël dhe në veçanti biznesi prodhues, atëherë fillon dhe rigjenerohet ekonomia. Qëllimi nuk do të jenë taksat dhe terrori, qëllimi do të jetë punësimi. Pullën këtu Agim, u gjet tatimor lokal apo qëndror përtej pullës, (tregon prangat me duar) do të thotë është vetëm për korrupsion. Nuk do të ketë më tatimorë rrugëve. Rrugëve duhen konsumatorë, duhen punëtorë, fermerë, tregtarë, sipërmarrës. Tatimorët të gjithë në kazermë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY