FOTO & EMRAT/ Itali, udhëtonin me 1 milion euro drogë, arrestohen trafikantët...

FOTO & EMRAT/ Itali, udhëtonin me 1 milion euro drogë, arrestohen trafikantët shqiptarë

73
0
Shares

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë disa ditë më parë.
Dy shqiptarë janë arrestuar, pasi iu gjetën 4 kg kokainë e pastër.
Sipas mediave lokale, droga kap vlerën e 1 milion eurove.
Ilir Limushaj, 32 vjeç dhe Denald Biba, 20 vjeç, u arrestuan në banesën ku jetonin në rrugën “Baveno” në zonën San Donato të Torinos.
Hetimet nisën rastësisht pasi shqiptarët u transportuan në komisariat për verifikim mbi lejet e qëndrimit.
Gjatë kohës që ndodheshin për verifikim, ata u vizituan nga një vajzë rumune 22 vjeçe, Pahoncea Georgiana Florina, të cilës i kanë dhënë disa çelësa.
Shpejt, skuadrat e policisë u vunë në ndjekje të vajzës duke e gjurmuar me policë civilë, të cilët e konstatuan duke u përpjekur për të hapur një banesë.
Në atë kohë, policët kanë ndërhyrë duke ushtruar kontrolle ku u gjet sasia e drogës e ndarë në 7 qese si dhe 18 mijë euro të futura në raftet e kuzhinës si dhe kavanozë.
Siç raportojnë mediat italiane, kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur muajt e fundit në Torino.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY