Basha: Rama shton pasurinë e tij dhe të oligarkëve, familjet shqiptare varfërohen

Basha: Rama shton pasurinë e tij dhe të oligarkëve, familjet shqiptare varfërohen

60
0
Shares

Kreu i PD deklaroi sot gjatë fushatës elektrike në Selencë se më 25 qershor do të thahet moçali i Republikës së vjetër, ku prej 25 vitesh qëndrojnë të njëjtat bretkosa.
Gjatë takimit me banorët, Basha akuzoi Ramën se ka shtuar pasurinë e tij dhe të oligarkëve, ndërsa ekonomitë e familjeve shqiptare janë të varfra.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ripërsëritur premtimet e tij për Republikën e Re gjatë një fushate elektorale në Selenicë të Vlorës.
“Në 25 qershor keni në dorë t’i jepni fund njëherë e mirë politikës së fasadës së shatërvanit. 600 milionë euro fasada në Shqipëri janë bërë për 4 vite. Kam ende imazhin e mjerimit të banoreve të përmbytur prej lumit. Rama pardje tha se ekonomia po rritet por populli nuk e kupton. Kur flet për ekonominë e ka për ekonominë e tij. Të një grushti oligarkësh e trafikantësh. Për të gjithë të tjerët ekonomia është katastrofe, taksat janë rritur, vende pune nuk ka. Ekonomia është në kolaps. Ne 25 qershor ka ardhur koha të thajmë moçalin e Republikës së Vjetër ku prej 25 vjetësh guasin të njëjtat bretkosa. Republika e Re do jetë një ekonomi e fortë.
Vendimi im i parë do jetë ulja e taksave e TVSH, eliminimi i dividentit. Do japim 100 euro euro subvencione për bujqësinë, mesatarisht 50 mijë lekë të vjetra për dynym. Trau i doganës do mbyllet për të gjitha prodhimet bujqësore blegtorale të importit të cilat konkurrojnë pandershmërisht me produktet e fermerëve të Shqipërisë. Do të garantojmë 10 mijë stazhe për studentet. Rama për 4 vite nuk beri dot Lungomaren sepse interesi i tij nuk është ndaj interesit publik”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY