Përgjigja e Bashës per Topallin nga Lezha: Nuk i ndryshoj asgjë vendimit...

Përgjigja e Bashës per Topallin nga Lezha: Nuk i ndryshoj asgjë vendimit që mora para 2 ditësh

50
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në një takim elektoral në Lezhë se fitorja e Trump ishte frymëzim për të personalisht pasi vërtetoi se kur qyetarët bashkohen e kanë në dorë ta marrin vetë në dorë fatin dhe vendin e tyre. “Trump tha se nuk ishte fushatë por lëvizje për të zëvëndësuar një elitë të korruptuar. Lëvizja jonë nisi në cadrën e lirisë dhe vazhdon në Lezhë dhe anëmbanë Shqipërisë”.

“Ne jemi të bashkuar, ata janë të përcarë. Ajo që nisëm me 18 shkurt është bashkimi më i madh i shqiptarëve që sjell republikën e re, teatrin kukullave, fasadën e shëmtuar politike që luhet tash 25 vite në kurriz të shqiptarëve. Unë kërkoj ndjesë, por ndjesa nuk mjafton. Duhet ndryshim.

Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017, tha Basha dhe prezantoi ekipin e qarkut të Lezhës. Vendimi që mora para dy ditësh nuk mund ti shtoj asgjë tjetër vecse të mbaj premtimin ndaj jush, për të ndërprerë njëherë e përgjithmonë republikan e vjetër.

Kërkohet vendime të forta, ti japim fund pazarit politik , drekave me ngjala e peshq ku nuk flitet për hallet tuaja por për xhepat e vet”, tha Basha.

Në fjalimin e tij ai nuk përmendi sulmin e kolegëve të tij në Tiranë, ish drejtuesve të PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY