Rakipllari: “Jozefina Topalli një figurë artificiale e krijuar nga Sali Berisha”

Rakipllari: “Jozefina Topalli një figurë artificiale e krijuar nga Sali Berisha”

87
0
Shares

Sot në emisionin Zululandin tema e dikutimit ishte ishte lista e kandidatëve që kreu i Partisë Demokartike, Lulzim Basha, shpalli për zgjehdjet e 25-qershorit.

Për të analizuar këtë listë të ftuar në studio ishin dy gazetarë, Robert Rakipllari, dhe Enkel Demi të cilët u shprehën të habitur për listën e propozuar nga kreu i Partisë Demokratike.

Rakipllari u shpreh se Lulzim Bashës mund t’i kërkojë llogari kushdo, por jo humbësit e 2013 duke ju referuar kështu Jozefina Topallit, Ridvan Bode, Arben Imami etj, të cilët janë jashtë kësaj liste.

“Jozefina Topalli është një figurë artificiale e krijuar nga Sali Berisha dhe nuk ka ndonjë vlerë politike”- theksoi Rakipllari.

Ndërsa, Enkel Demi e kundërshtoi këtë gjë duke thënë se nuk mund të zerosh vlerat politike të disa personave që kanë mbi 20 vite në politikë të cilët nuk e mbështesin listen dhe kjo tregon sipas tij, që nuk i ke bërë llogaritë mirë ose ke patur një mllef ndaj njerëzve që të kanë kontestuar në këtë rrugëtim.

Kurse Mustafa Nano u shpreh se Partia Demokratike duhet deberishizuar dhe jo dejozefinizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY