BESNIK MUSTAFAJ/Ja emrat që duhet të ishin në listë

BESNIK MUSTAFAJ/Ja emrat që duhet të ishin në listë

60
0
Shares

Besnik Mustafaj, ministër në kohën e Berishës dhe një ndër themeluesit e PD-së, ka përmendur disa emra që nuk u përfshinë nga Basha në listat e kandidatëve, dhe që sipas tij do t’i sillnin më shumë vota PD-së.

Duke folur për Ylli Rakipin te emisioni “Të Paekspozuarit” në “News24” ai shprehu rezerva për listat e Bashës.

“Lista ishte me mungesa të mëdha dhe të papërligjura. Kur them këtë kam parasysh mungesën e shumë emrave që tërheqin vota. Kam parasysh Topallin, Patozin edhe Bregun.

Kam parasysh edhe disa figura të evidentuara në vitet e fundit. Belind Këlliçi psh, është më i votuari aktualisht në PD dhe ai nuk ka qenë kandidat.

Gjithashtu, përmend këtu edhe Tomor Alizotin, i cili është kreu i departamentit të ish-të përndjekurve në PD që nuk është. Është pra listë me mungesa të mëdha dhe të pajustifikuara”, tha Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY