DETAJE/ Durrës, kush është kryetari i PS-së, vartësi i Vangjush Dakos, që...

DETAJE/ Durrës, kush është kryetari i PS-së, vartësi i Vangjush Dakos, që ju vendos eksploziv në banesë

265
0
Shares

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur banorët e lagjes nr. 15 në Porto Romano.
Eksplozivi ishte vendosur në lokalin e Fetah Matajt në katin e parë në godinën e tij tre katëshe.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa pas ngjarjes është lajmëruar policia që ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Pista e parë ku po hetohet është hakmarrja. Mataj njihet si person me precedent penal në qytetin bregdetar, pasi vetëm pak kohë më parë kishte dalë nga burgu, pasi kreu dënimin.
 
Precedentët, kush është Fetah Mataj

285226

Vendi shperthimit

Fetah Mataj ka qenë kryetar i PS për lagjen 15 në Durrës si edhe punonjës i Bashkisë në Parkun e Autobusëve.
Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar.
Mataj u ndalua më 26 qershor 2011 për tre gjoba të vendosura ndaj punonjësit të një kompanie private në Shkozet, ndërsa i bënte presion për gjobën e katërt 750 mijë lekë.
Fetah Mataj njihet si person me precedentë penalë të mëparshëm.
Në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.
Fetah Mataj ka përfituar nga dënimi alternativ duke kryer punë vullnetare dhe u lirua disa muaj më parë, i cili ishte në mesin e disa të dënuarve së bashku me Lulzim Berishën që do të punësoheshin nga Bashkia e Durrësit.
Bashkia e Durrësit dha garanci para gjykatës për punësimin e për disa persona të veçantë, sikurse ishin Fetah Mataj dhe Lulzim Berisha.  Pak muaj më parë kjo çështje u bë temë diskutimi në të gjitha mediat. Vet kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pranoi se institucioni që ai drejton kishte dalë garant për punësimin e disa prej të burgosurve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY