Basha mbledh grupin dhe kryesinë e PD: Ja porositë për protestën e...

Basha mbledh grupin dhe kryesinë e PD: Ja porositë për protestën e 13 majit

67
0
Shares

Në selinë e PD, ka nisur mbledhja e përbashkët e grupit parlamentar dhe kryesisë së kësaj partie ku po diskutohet për protestën e 13 majit që do të mbahet në Tiranë.
Nga burime brenda mbledhjes, mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar nga deputetët dhe anëtarët e PD që të nisin përgatitjet në terren për organizimin e protestës.
“Të nisim menjëherë punën në terren për protestën e 13 majit. Përvoja e fituar në Kavajë është e vlefshme për rrugën në vijim. Pjesëmarrje masive, demonstrim vendosmërie, por paqësisht dhe brenda parametrave demokratike. 13 maji është një stacion në rrugën për fitoren e kauzës qytetare dhe politike. Qëndresë deri në fund për zgjedhje të lira e të ndershme”, ka thënë Basha.
Ditën e shtunë, më 13 maj, do të mbahet protesta, e cila ishte parashikuar të mbahej sot në Kavajë, por për shkak se PS tërhoqi kandidatin, PD anuloi protestën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY