DOKUMENTI/ Zgjedhjet e vitit 1945 pa opozitën, si i njohën e miratuan...

DOKUMENTI/ Zgjedhjet e vitit 1945 pa opozitën, si i njohën e miratuan ndërkombëtarët

101
0
Shares

Studiuesi Aurel Plasari publikon dokumentin, sipas të cilit ndërkombëtarët njohën zgjedhjet e vitit 1945 në vendin tonë, pa praninë e opozitës.


Postimi i Aurel
Plasarit

MIRATIMI NDËRKOMBËTAR I ZGJEDHJEVE TË 1945-s PA OPOZITË


docMbasi kam publikuar dokumentin sesi diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 do të vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor” duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës, një mik më shkruan që – së paku – në ato zgjedhje kishte opozitë.
Jo, në zgjedhjet e 1945-s nuk merrte pjesë asnjë farë opozite. Kutitë që quheshin “të opozitës”, ato të marifetit me gogla dhe zhurmën e goglave, ishin vendosur në mënyrë provokative nga organizuesit e zgjedhjeve. Ja ku mund ta lexoni qartë në informacionin për Departamentin e Shtetit e vetë kreut të misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs, të datës 12 dhjetor 1945, i cili edhe e ka miratuar farsën.

Burimi: Archives of the United States in Washington, 59/6865/875.00/12-1145.
fb a.p.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY