UEFA prezanton rregullin e ri për penalltitë, ja çfarë do ndryshojë

UEFA prezanton rregullin e ri për penalltitë, ja çfarë do ndryshojë

61
0
Shares

UEFA ka vendosur të eksperimentojë një model të ri për gjuajtjen e penalltive në ndeshjet që nuk zgjidhen brenda kohës së rregullt apo në shtesa.
Studimet e shumta kanë treguar se ekipi që gjuan i pari në xhirot e penalltive është më i avantazhuar psikologjikisht dhe rrjedhimisht ka më shumë shanse për të fituar.
Për t’i bërë përballjet që vendosen nga gjuajtjet e penalltive më të barabarta, në Kampionatin Europian U-17 për femra do të testohet një rregull i ri, transmeton panorama sport.
Skuadra që do të gjuajë penalltinë e parë do të përcaktohet sërish me short me një monedhë që hidhet në ajër nga arbitri, por kjo skuadër nuk do të gjuajë e para në të 5-ta xhirot. Skuadrat do të alternohen në 5 xhirot e penalltive me njëra-tjetrën.

Xhiro 1: Skuadra A – Skuadra B

Xhiro 2: Skuadra B – Skuadra A

Xhiro 3: Skuadra A – Skuadra B

Xhiro 4: Skuadra B – Skuadra A

Xhiro 5: Skuadra A – Skuadra B

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY