VIDEO/ Aleksandër Lalo kritik për ligjin, revoltohet dhe injoron takimin me tre...

VIDEO/ Aleksandër Lalo kritik për ligjin, revoltohet dhe injoron takimin me tre ministret: Po iki se do të gatuaj

50
0
Shares

Aksesi i shumë njerëzve në internet e bën edhe më të vështirë ruajtjen e pronësisë intelektuale.
Ministrja Milena Harito thotë se për ruajtjen e kësaj të drejte duhet punuar dhe më shumë.
Kjo mund të arrihet me plotësimin e ligjit për të drejtën e autorit, raporton Ora Neës.
“E gjitha kjo do të ndryshojë tregun e punës dhe sfidat që kanë të bëjnë me gjithë pjesën e pronësisë mbi këto mekanizma të rinj që do të vinë në fushën dixhitale”, u shpreh Harito.
Për Ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi, inovacioni nxit punësimin dhe sjell zhvillim të vendit.
“Përmirësimi i cilësisë së jetës ka të bëjë me faktin që mendja njerëzore shkon përtej, për të gjetur inovacione dhe shpikje  të cilat përmirësojnë jetën e përditshme, por ndërkohë nxisin më shumë punësimin dhe thithin më shumë investime strategjike në çdo vend ku dalin shpikjet”, u shpreh Ekonomi.
Në konferencën e organizuar me rastin e ditës botërore të pronësisë intelektuale nuk munguan dhe kritikat nga kompozitori i njohur Aleksandër Lalo.
“Kjo na intereson, nuk na interesojnë imazhe. Ne flasim në të shkuarën, krahasimet i bëjmë gjithmonë, fusim dhe pak politikë brenda. Nuk na duhet e shkuara se çfarë është bërë, na duhet se çfarë bëhet sot. Kaq ishte fjalimi i im, se do të shkoj të bëj drekën”, u shpreh Lalo.
“Po përgjigjen e do Profesor?”, vijoi ministrja Kumabro.
“Nuk e dua, jepua këtyre, unë nuk fola për vete”, reagoi Lalo duke lënë sallën e takimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY