Rama uron Erdoganin për triumfin në referendum

Rama uron Erdoganin për triumfin në referendum

43
0
Shares

Pas triumfit me referendumin e 16 prillit, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë telefonata të shumta urimi nga krerë shtetesh e kryeministra.
Mbrëmë ai ka marrë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill.
Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri kanë telefonuar Presidentin Erdoğan.
Ndërkohë liderët kanë uruar presidentin e Turqisë për suksesin e arritur në këtë referendum popullor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY