DETAJE/ Ja si u zbuluan grabitësit e kazinosë në Tiranë

DETAJE/ Ja si u zbuluan grabitësit e kazinosë në Tiranë

56
0
Shares

Futet me armë për të grabitur klientët dhe kazino në zonën e Kinostudios, arrestohet në flagrancë Armando Demiri dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij Dorian Salla.
Telefonata e një qytetari në sallën operative ka bërë të mundur arrestimin e Demirit ndërsa Salla i cili qëndronte jashtë duke vëzhguar territorin ka mundur të largohet me vrap sapo ka mbërritur patrulla e policisë. Ky grup sipas hetimeve rezulton të jetë i përfshirë në një sërë grabitjesh me dhunë e armë ndërsa janë të proceduar dhe më parë për si persona të cilët kanë kryer krime.
Në statistikat e policisë Demiri dhe Salla rezulton përdorues droge dhe kontigjent kriminal me prirje në fushën e vjedhjeve dhe grabitjeve.
Por si maskoheshin të rinjtë teksa futeshin në kaziono për të grabitur?
Ata përdornin kapuç, doreza dhe tuta sportive të cilat aktualisht janë përcjell laboratorit kriminalistik për tu analizuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje të tjera. Dorian Salla nga rindërtimi i skenës së tentativës së grabitjes dhe dëshmive në vendngjarje rezulton se është personi i cili ka pasur dhe armën pistoletë e cila ende nuk është gjetur.
Prej Janar 2017 deri më 15 Prill 2017 Armando Demiri dhe Dorian Salla janë në listën e 35 personave të identifikuar e prangosur nga policia e Tiranës për veprën penale të grabitjes me armë e dhunë në subjekte të ndryshme. Ilir Lelo ishte grabitësi i kazinove i cili më 2 Janar të këtij viti brenda një nate arriti të kryej 2 grabitje në kazino dhe u prangos në tentativën e tretë./Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY