Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtuan ringjalljen e Krishtit

Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtuan ringjalljen e Krishtit

43
0
Shares

Sot besimtarët e krishterë në mbarë botën kremtojnë Pashkët, ringjalljen e Krishtit.
Këtë vit dita e Pashkëve katolike ka përkuar me atë të pashkëve ortodokse. Në Tiranë, mesnatën e kaluar besimtarët katolikë janë mbledhur në katedralen e Shën Palit, ndërsa ata ortodoksë, në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.  Për të ndjekur Meshat e shenjta të Pashkëve, kremtimi më i rëndësishëm në kalendarin e krishterë për vetë simbolikën e ringjalljes.
Meshat e shenjta janë mbajtur në të gjitha kishat katolike e ortodokse të Shqipërisë. Pashkët konsiderohen për besimtarët e krishterë, si festa më e rëndësishtme që kremtohet në familje ose me miq. Gjatë ditës së sotme besimtarët e krishterë, përveç shkëmbimit të vizitave mes tyre, do të organizojnë edhe festimet tradicionale për këtë festë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY