Basha: Në 7 maj protestë në Kavajë kundër zgjedhjeve fasadë

Basha: Në 7 maj protestë në Kavajë kundër zgjedhjeve fasadë

45
0
Shares

Më 7 maj, pikërisht ditën kur presidenti ka caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kavajë opozita do të organizojë një protestë të madhe kombëtare. Vendimin e marrë në selinë PD nga koalicioni opozitar u deklarua publikisht nga kryetari i PD-së Lulzim Basha në çadrën e opozitës të vendosur para kryeministrisë prej 18 shkurtit 2017, ku sot zhvilloi një bashkëbisedim me shkrimtarë të njohur shqiptarë.
“Vendimi i dytë i opozitës së bashkuar rreth kësaj agjende është mbajtja më datën 7 maj e një proteste të madhe kombëtare në Kavajë, për të pamundësuar me forcën e bashkimit përmes një lëvizje popullore, paqësore, demokratike, zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi.”
Më tej kryetari i opozitës Lulzim Basha ka sjellë një shembull domethënës për të ilustruar atë që mund të ndodhë nëse opozita pranon reformën në drejtësi pa zgjedhjet e lira dhe demokratike: Fatin e dy gjykatësve të famshëm italianë Paolo Borsellino dhe Giovanni Falcone që u vranë nga mafia.
“Ta zëmë për një moment me të vërtetë se reforma në drejtësi nuk ndodh ashtu si e ka projektuar Edi Rama për pushtetin e  tij dhe ne ia dalim të zgjedhim gjyqtarë e prokurorë të ndershëm. Po çfarë ndodh nëse nuk kemi zgjedhje të lira e të ndershme nëse nuk e shkëputim politikën nga krimi?! Këta do të vihen në shënjestrën e krimit dhe politikanëve të korruptuar dhe do të kenë fatin e Borselinos e Falkones që në luftë me mafien gjetën vdekjen.
Kjo është e vërteta e Shqipërisë sot. Nuk është drejtësia e korruptuar që solli krimin. Është politika e korruptuar që polli drejtësinë e korruptuar që ka nevojë për të dhe që është gati të shtrembërojë edhe vullnetin popullor për interesa të saj dhe ka vetëm një ilaç, vetëm një melhem: Zgjedhje të lira dhe të ndershme!”, vijoi më tej Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY