VIDEO/ Librazhd, trullosen bletët dhe humbasin rrugën nga hashashi

VIDEO/ Librazhd, trullosen bletët dhe humbasin rrugën nga hashashi

66
0
Shares

Në Librazhd bletët po zhduken. Rritësit e tyre besojnë se kjo ndodh për dy arsye, nga kanabisi në male ose nga ilaçet jo cilësore që blejnë në farmaci.

Rritës bletësh prej 50 vitesh në zonën e Çermenikës, Refik Kuterli, është i shqetësuar. Këtë vit ai ka humbur më tepër se gjysmën e bletëve. Për Kutrelin kjo nuk ka ndodhur më parë, sikurse është kujdesur për mjekimet sipas protokollit për rritjen e bletëve. Kutreli beson se bletët e tij janë trullosur dhe kanë humbur rrugën nga kanabisi në male.
Përllogariten mbi 4 mijë koshere bletësh të asgjësuara gjatë vitit të kaluar. Një tjetër bletërritës, Rustem Murati, nga Sopoti thotë se humbjet mund të jenë edhe pasojë e cilësisë së ilaçeve farmaceutike.
Në Librazhdin e njohur për numër të madh bletësh për shkak të kullotës alpine dhe klimës që ndikon në cilësinë e mjaltit, shumë familje kanë humbur komplet zgjojet. Zhdukja përllogaritet në 40 për qind të sasisë.
Nga 9500 koshere ose familje bletësh në vitin 2016 janë përgjysmuar. Nga 840 kg prodhim mjalti si mesatare vjetore, vitin e kaluar prodhimi ishte 40 për qind më pak. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY