Asambleja kombëtare e PR vendos: Nuk regjistrohemi në KQZ

Asambleja kombëtare e PR vendos: Nuk regjistrohemi në KQZ

35
0
Shares

Partia Republikane thirri në një mbledhje urgjente Asamblenë Kombëtare për të dalë me një vendim unanim në prag të limiteve të fundit kohore për regjistrimin në KQZ. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehu edhe një herë qëndrimin e kryesisë së Partisë në lidhje me situatën e pa precedentë që po kalon vendi, ku vriten komisarë policie, zbulohen magazina me tonelata hashash dhe deti nxjerr çdo ditë trupa skafistësh, të mbytur në linjat e narkotrafikut.
“Qëndrimet e Partisë Republikane, por edhe të opozitës në tërësi, janë për tej vijës ndarëse me mazhorancën e inkriminuar dhe të korruptuar. Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje që të ndalojmë influencën e parave të drogës në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që Rama të mbajë pushtetin falë bandave. Nuk duhet të qeverisin banditët dhe trafikantët, por qytetarët dhe ata duhet të shkojnë të votojnë të lirë dhe të qetë. Vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme ne mund të pranohemi në familjen europiane. Ne nuk mund të pranojmë asnjë zë që të na thotë se duhet të ulim kokën përpara pushtetit të Ramës dhe ta mbajmë atë në karrige për t’u tallur me shqiptarët” u shpreh Mediu.
Në këtë takim kishin ardhur për të përshëndetur edhe Jan Zahadril, Presidenti i Aleancës Konservatore dhe Reformiste Europiane, Daniel Hannan, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kombëtare dhe Reformiste Europiane, si dhe ish-kongresmeni Bob McEwen, tashmë President i Këshillit për Politikat Kombëtare në SHBA.
Në fjalën e tyre, që të tre politikanët e huaj, shprehën bindjen e thellë se shqiptarët dhe veçanërisht opozita duhet të bëjë çdo përpjekje që të ndalohet manipulimi i procesit zgjedhor dhe që shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në përfundim të këtij takimi, të gjithë të pranishmit në Asamblenë Kombëtare, votuan në mënyrë unanime kundër regjistrimit të PR-së në KQZ përzgjedhjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY