Lobisti amerikan mesazht nga çadra e PD: Presidenca e Donald Trump është...

Lobisti amerikan mesazht nga çadra e PD: Presidenca e Donald Trump është me ju

41
0
Shares

Ish-kongresmeni amerikan dhe aktualisht lobist në SHBA, Bob McEwen ka folur ditën e sotme nga çadra e PD-së.
McEwen, që është republikan tha se SHBA-të janë të shqetësuara për zhvillimet në Shqipëri. Ai ka thënë se Presidenca e Trump është në krah të protestuesve dhe gjithashtu të gjithë aleatët e vërtetë të Shqopërisë.
“Ju po bëni atë që duhet të bëni. Aleatët i besojnë Shqipërisë dhe kjo është arsyeja e shqetësimit tonë për çfarë po ndodh në Shqipëri. Presidenca e re e Trump dhe miqtë e Shqipërisë nëpër botë qëndrojnë në krahun tuaj sot”, tha McEwen.
Bob McEwen përgëzoi gjithashtu protestuesit që prej 51 ditësh qëndrojnë në çadrën e opozitës duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ne mbështetemi te besimi i njerëzve. Është koha që ai të vijë në tavolinë të bashkohet me pjesën tjetër dhe të ushqejë besimin për një Shqipëri më të mirë. Nuk duhet të jetë thjesht çështje politike. Ndaj secilit nga ju dua t’i shpreh respektin për çka po bëni. Nëse ju nuk ndërmerrni këtë sfidë, kombi shqiptar vihet në rrezik. Ju po bëni atë që duhet bërë”, u shpreh ish-kongresmeni amerikan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY