Rex Tillerson javën e ardhshme në Moskë

Rex Tillerson javën e ardhshme në Moskë

41
0
Shares

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, do të vizitojë Moskëm më 11 dhe 12 prill, për të biseduar me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, sikurse njofton Ministria e Jashtme ruse. Kjo do të jetë vizita e parë e Tillersonit në Moskë, në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Nuk thuhet nëse Tillerson do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Bisedimet pritet të fokusohen në sigurinë botërore, Sirinë, Korenë Veriore, Ukrainën dhe çështje të tjera, thuhet në njoftimin për media.

Aty po ashtu thuhet e Rusia “pozitivisht ka vlerësuar përpjekjet e administratës së re amerikane për të përmirësuar raportet” me Moskën.

Vizita e Tillersonit vjen pas tensionimit të raporteve për sulmin e dyshuar kimik në Siri, për të cilin, SHBA dhe vende të tjera, fajësojnë qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Moska, në anën tjetër, ka qëndruar përkrahë aleatit të saj në Lindjen e Mesme, Sirisë, duke thënë se avionët luftarakë sirianë, kanë goditur një fabrikë me armë kimike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY