FOTO SHQETESUESE/Tmerri që mbjell Asad, babai mban në krah dy binjakët e...

FOTO SHQETESUESE/Tmerri që mbjell Asad, babai mban në krah dy binjakët e vdekur pas sulmit me gaz

50
0
Shares

Një baba sirian kërkoi nga kushëriri i tij që ta filmonte duke lëkundur në krahë dy fëmijët e tij binjakë, të cilët u vranë nga sulmi me armë kimike në provincën Idlib.

Këto pamje shumë prekëse po bëjnë xhiron e botës.

“Ata janë Aya dhe Ahmed. Ti themi lamtumirë”, tha babai i dy fëmijëve binjakë 9-muajsh.

Abdulhamid al-Youssef, babai zemërthyer ka dashur që këto foto tronditëse të publikohen për të nxjerrë në pah tmerrin e sulmit nga gazi toksik.

Asad, Presidenti i Sirisë po mbahet në pushtet edhe 5 vite pas luftës civile në vend i mbështetur nga Presidenti Putin. Një ditë më parë ai përdori për së dyti lëndë helmuese duke lënë të vdekur mbi 200 persona dhe traumatizuar disa mijëra të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY