VENDIMI/ Pakti detar, grupi negociator s’kishte mendim kriminal për faljen e territorit

VENDIMI/ Pakti detar, grupi negociator s’kishte mendim kriminal për faljen e territorit

57
0
Shares

Zbardhet vendimi i pushimit të hetimeve nga Prokuroria e Tiranes lidhur me paktin detar me Greqinë.
Vendimi, sipas Ora News, për pushimin e çështjes u mor në 12 tetor 2016 dhe argumentohet me faktin se nuk janë gjetur prova se grupi i punës të udhëhiqej nga i njëjti mendim kriminal për dorëzim të territorit.
Po kështu fakti që marrëveshja është deklaruar si e papajtueshme me Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese e ka bërë të paaftë për të sjellë pasoja juridike për palët e përfshira.
Gjithashtu të pyetur nga organi procedues ata kanë mohuar që gjatë pjesëmarrjes në grupin e punës të kenë marrë  ndonjë porosi apo të jenë shtyrë apo nxitur në mënyrë të paligjshme nga ndonjë person apo funksionar publik/ privat nëpunës, drejtues etj, me qëllim që të negocionin në disfavor të shtetit shqiptar.
Ne dosje shkruhet: Nga ana subjektive krimi kryet me dashje dhe me qëllim të posaçëm të drejtuar kundër pavarësisë kombëtare, tërësisë tokësore dhe fuqisë mbrojtëse të atdheut. Në analizë të anës subjektive konstatohet se me vendimin nr 15 të 2010  të Gjykatës Kushtetuese marrëveshja është deklaruar si e papajtueshme me Kushtetutën.
Duke e bërë të paaftë për të sjellë pasoja juridike për palët e përfshira. Për rrjedhojë  aktualisht nuk rezulton të jetë cenuar integriteti territorial i Shqipërisë.
Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese ka konstatuar pasaktësitë dhe shkeljet e bëra nga grupi negociator i palës shqiptare. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se grupi negociator nuk ka qenë i pajisur me plotë fuqi siç e kërkojnë taksativisht normat e brendshme dhe normat ndërkombëtare juridike për të bërë  bisedimet dhe për të lidhur marrëveshjen në fjalë për rrjedhojë çdo negociatë e bërë prej tyre nuk mund dhe nuk kishte si të pas-sillte  ndonjë detyrim për shtetin shqiptar.
Në kuadër të këtyre bisedimeve. Po kështu gjatë bisedimeve gjykata Kushtetuese konstatoi zbatimin e gabuar nga ana e palës shqiptare të detyrimeve që lindin në zbatim të marrëveshjes juridike ndërkombëtare, dhe legjislacionit të brendshëm, rrethana që kanë pas-sjellë antikushtetueshmërinë e kësaj marrëveshjeje. Organi procedues konstaton se nga fillimi i bisedimeve me palën greke e deri në përfundim të tyre grupi i punës i palës shqiptare ka pasur ndryshime për përbërjen apo ka pasur mungesa të pjesëtarëve që janë zëvendësuar nga anëtarë të përkohshëm.
Në këtë kontekst gjatë hetimeve nuk kanë rezultuar prova që grupi i punës i palës shqiptare i përbërë nga punonjës variabël pjesëmarrës në kohë të ndryshme të udhëhiqen nga i njëjti mendim kriminal për dorëzim të territorit.
Një nga parimet e Kodit Penal është individualizimi i përgjegjësisë penale për çdo autor. Për rrjedhojë anëtarët e grupit të punës nuk mund të përgjigjen kolegjialisht për veprime të tyre të kryera në kuadër të bisedimeve të marrëveshjes me republikën e Greqisë objekt hetimi.
Gjithashtu të pyetur nga organi procedues ata kanë mohuar që gjatë pjesëmarrjes në grupin e punës të kenë marrë  ndonjë porosi apo të jenë shtyrë apo nxitur në mënyrë të paligjshme nga ndonjë person apo funksionar publik/ privat nëpunës, drejtues etj, me qëllim që të negocionin në disfavor të shtetit shqiptar.
Po kështu vihet re se anëtarët e grupit kanë neglizhuar marrjen e masave përgatitore për marrëveshjen e delimitimit, por mungon njëri prej elementëve të domosdoshëm e  fajit “dashje”. Megjithatë prokuroria nuk përjashton që nëpunësit konkretë t’i nënshtrohen procedimit administrativ disiplinor
Nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton se nuk plotësohen elementët e anës subjektive të veprës penale “Marrëveshja për dorëzim territori” për shkak se konstatohet që bisedimet e anëtarëve të grupit të punës janë bërë në neglizhencë të palës shqiptare për marrjen e masave përgatitore për marrëveshjen e delimitimit , për kryerjen e punës kërkuese dhe përgatitore gjatë bisedimeve dhe të normave juridike ndërkombëtare dhe të brendshme.  Kjo neglizhencë ka sjellë shkeljet e konstatuara nga Gjykata Kushtetuese. Në këto kushte mungesa e njërit prej elementëve të domosdoshëm e  fajit “dashje” si element i domosdoshëm i anës subjektive të veprës penale në hetim sjell si pasojë mungesën në tërësi të veprës penale në hetim. Nga ana tjetër ky në fakt nuk përjashton nëpunësit konkret për t’iu nënshtruar procedimit administrativ disiplinor për shkeljet e konstatuara.
Duke qenë se faktet nuk parashikoheshin nga ligji si vepër penale e parashikuar nga neni 210 i Kodit Penal kjo rrethanë përbën shkak i cili nuk lejon vazhdimin e ushtrimit të ndjekjes penale dhe të hetimeve paraprake në procedimin penal nr 5563 të vitit 2014. Për këto arsye bazuar në nenet 327 / 2 dhe 327/1 germa B të Kodit ët procedurë penale në 12 tetor 2016 është vendosur pushimi i hetimeve paraprake për procedim penal numër 5563 datë 25.7.2014 për veprën penale ‘marrëveshja për dorëzim territori’ të parashikuar nga neni 210 i Kodit Penal
Kur u firmos marrëveshja
Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufinjtë detar mes dy vendeve u nënshkrua me 26 janar 2010 në Tiranë. Pakti u firmos nga dy ministrat e Jashtëm të asokohe Dora Bakojanis nga pala greke dhe Lulzim Basha, aktualisht kryetarë i opozitës. Hetimet u regjistruan me 05. 08. 2014.
Në janar 2010 Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Paktin Detar duke e shpallur antikushtetues dhe në dëm të interesave kombëtare.

Negociatorët
Ferit Hoxha, Ish-­Sekretar i Përgjithshëm MPJ
Kristaq Gërveni, Ish­komandant i Flotës Detare
Enkelena Mërkuri, Specialist MPJ
Suela Brahimi, Specialiste MPJ
Anduel Cauli, Përgjegjës sektori
Krenar Muço, Ish­drejtor i shërbimeve pranë kufirit
Ferdinand Berberi, Ish­përgjegjës sektori MB
Gazmend Turdiu, Ish­drejtor Juridik ndërkombëtar
Ilir Tepelena, Ish­drejtor juridik ndërkombëtar
Miranda Zeka, Ish­drejtoreshë gjeografisë ushtarake
Ledia Hysi, Ish­drejtoreshë juridike Ndërkombëtar /
OraNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY