TIRANË/Breshëri armësh mbi biznesin e ndërtimit

TIRANË/Breshëri armësh mbi biznesin e ndërtimit

39
0
Shares

Persona të panjohur qëlluan mbrëmë mbi një biznes inertesh në afërsi të mbikalimit të Gërdecit por duke mos shkaktuar dëme në njerëz.

Me sa duket krismat kanë qenë kërcënim për pronarët ndërkohë që policia nuk ka arritur të identifikojë autorët.

Njoftimi:

Më datë 03.04.2016, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për të shtëna me armë zjarri, në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës – Tiranë.

Menjëherë në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është qëlluar në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja model 56.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY