Tiranë, arrest me burg për grabitësit e dhunshëm

Tiranë, arrest me burg për grabitësit e dhunshëm

55
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuarit, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve në zonën e Unazës së Re në Tiranë dhe në Vorë.
Ata së bashku me një vajzë, e quajtur Kristina e cila është shpallur në kërkim, vidhnin me dhunë kalimtarët.
“Karremi” ishte vajza, e cila ishte edhe e dashura e kreut të grupit, Fatjonit. Ajo i ndalonte njerëzit në rrugë me preteksin se donte të bënte një telefonatë urgjente dhe më pas bashkëpuntorët e saj shtetasit e arrestuar ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira. Prokuroria kërkoi “arrest ne burg” dhe gjykata këtë ka vendosur.
Në burg u la Fatjon Bushgjokaj, 26 vjeç, si edhe dy vëllezërit e tij , A. Bushgjokaj 17 vjeç dhe Ndue Bushgjokaj 24 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY