Lamtumira e fundit për Frankon, Tefta një deklaratë që i përloti të...

Lamtumira e fundit për Frankon, Tefta një deklaratë që i përloti të gjithë

43
0
Shares

Miq, kolegë, familjarë, e shumë qytetarë mes lotëve e dhimbjes, i dhanë sot lamtumirën e fundit kantautorit të njohur shqiptar Françesk Radi, i cili humbi jetën me 3 prill ne spital.
Në hollin e Radio Televizionit Shqiptarë u bënë edhe homazhet për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas.
Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 68- vjeçare në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi qëndroi në gjendje kome prej një jave. Kantautori shqiptar pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori dhe jetën.

Fjala e Tefta Radit që përloti të gjithë

Dua thjesht t’ju përshëndes, t’ju falënderoj për respektin ndaj Frankos, dua të them se unë u dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet. Faleminderit të gjithëve për respektin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY