FOTO SKANDAL/ Pamje të rënda brenda në QSUT, ambulanca flak në rrugë...

FOTO SKANDAL/ Pamje të rënda brenda në QSUT, ambulanca flak në rrugë një person

46
0
Shares

Një ambulancë e urgjencës ka çuar një person të pandërgjegjshëm në afërsi të ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Siç raporton një prej qytetarëve të pranishëm në vendngjarje, ambulanca e hodhi personin në anë të rrugës në ambientet e QSUT-së dhe u largua, ndërsa asnjë mjek nuk e prek me dorë burrin e gjorë.
“Live nga spitali QSUT, ku shëndetësia falas solli me ambulancë këtë personin dhe e la të shtrirë si thes këtu tek dera. Ka mbi 2 orë këtu dhe askush s’e prek me dorë!”, shkruan personi që ka parë burrin të shtrirë në tokë, për “JoQ”.
Ai shton se njeriu është i pandërgjegjshëm dhe ka filluar të nxihet.
“Shpresoj mos të jetë serioze”, shton ai.
Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet, personi në fjalë është i shtrirë në tokë, me pantallonat e lagura dhe mban kokën me dorë. Nuk dihet nëse ai është në gjendje të dehur, por duket qartë se ka nevojë për ndihmë.
4-25
2-38
1-47

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY