Zbulohen kontratat milionëshe të tokave për kanabis

Zbulohen kontratat milionëshe të tokave për kanabis

46
0
Shares

Pas përfundimit të operacionit të politicisë “Kontenieri” në Mat janë zbuluar për herë të parë edhe detaje të tjera lidhur me industrinë e kanabisit që lulëzoi për tri vjet me rradhë në të gjithë vendin.

50 mijë lekë të reja në muaj për dynym. Kjo ishte vlera e qerasë që merrte 37 vjeçari E.D i shpallur tashme ne kerkim për sipërfaqen 5 dynymësh që ishte mbjelle me lëndë narkotike në rrethin e Matit, thuhet në një kronikë të oraneës.

Policia ka sekuestruar edhe kontratën e bëre mes pronarit të tokës dhe qiramarrësit,ne bazë të së cilës mësohej se 37 vjeçari merrte në muaj afro 250 mijë leke të reja nje vlere e lakmueshme kjo edhe per tokat ne kryeqytet.

Në operacionin e koduar, ‘Kontenieri’ u sekuestrua 2 ton e 53 kg lëndë narkotike e papërpunuar. Policia shpallur në kërkim pronarin e ligjshëm të tokës, shtetasin E.D, 37 vjeç, i cili i ka lëshuar me qira tokën e tij shtetasit të arrestuar, Andreja Gjinaj, 33 vjeç, banues në fshatin Rreth Baz, Mat. Ky i fundit u arrestua për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Droga u kap ne vendin e quajtur “Shullani i Vilës”, në fshatin Rreth Baz, Mat, policia gjatë kontrollit në një tunel dhe në një kontenier në tokën e marrë me qira nga shtetasit Andreja Gjinaj, ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike e pa përpunuar, dega, kërcell e gjethe të bimës narkotike , e futur nëpër thasë e cila ps peshimit rezultoi mbi 2 tone e future ne 149 thasë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY