FOTO/ Grabitja me karrem një vajzë seksi, emri i djalit dhe vajzës

FOTO/ Grabitja me karrem një vajzë seksi, emri i djalit dhe vajzës

73
0
Shares

Dy grabitësit, një djalë dhe një vajzë nga Kamza kanë kryer në një stil të vecantë dhjetra grabitje. Por ja kush janë ata: Fatjon Bushgjokaj, 26 vjeç dhe e dashura e tij Kristina K., po banuese në Kamëz. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy vëllezërit e Bushgjokajt, A. Bushgjokaj 17 vjeç dhe Ndue Bushgjokaj 24 vjeç.

Fatjon Bushgjoka

Kristina K. Kishte rolin të fuste në kurth qytetarët. Ajo hiqej sikur kishte probleme me makinën dhe u kërkonte ndihmë qytetarëve duke u kërkuar telefonin. Më pas ajo thërriste grupin dhe këta më pas grabisnin qytetarët duke i dhunuar.

Pas një pune hetimore dhe një sërë veprimesh proçeduriale për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”

Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhp lëkure

Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”

Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 4S” dhe 4 mijë Lekë të reja

Më datë 31.03.2017, pranë ish “Casa Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë Lekë të reja

Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 6 S plus”

Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin

Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia

– Dy xhupa Lekurë

– Një varëse floriri.

– Një automjet i tipit “Fiat”, i marrë me qira

– Katër kuleta të llojeve të ndryshme

Disa prej sendeve të cilat i përkasin shtetasve të dëmtuar, u gjetën të groposura në një shtëpi të braktisur në Kamëz.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY