LAJMI I FUNDIT/ LSI, tregon si duhet te jete qeveria e perkohshme....

LAJMI I FUNDIT/ LSI, tregon si duhet te jete qeveria e perkohshme. A ka shanse te prishet koalicioni

59
0
Shares

UPDATED/LSI ka zgjidhur sonte fjalëkryqin e vete në kryqëzimin e politikës shqiptare duke shkëmbyer koalicionin me PS me një qeveri të përkohshme për zgjedhjet.

“Kryesia e LSI pasi analizoi me përgjegjësi të lartë situatën aktuale politike vlerëson se situata në politikë është tejet e tensionuar reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë të bllokuara, besimi i qytetarëve ka rënë tek politika, retorika, konfliktualiteti po dominon. Dialog urgjent dhe zgjidhje politike. Cdo vonesë e con vendin me pasoja të paparashikueshme. Rama dhe Basha të heqin dorë nga politika përjashtuese, vlerësojmë qëndrimin e PDIU për një pakt kombëtar”, tha Ilir Meta fill pas mbledhjes më të rëndësishme të 4 vjecarit për këtë parti.

Ilir Meta tha se duhet të kemi një qeveri të Besimit. “Vendi ka nevojë për një qeveri të besimit nga të gjithë, mospërzierjen e administratës dhe politicisë në zgjedhje dhe të ndalojë cdo përpjekje për financime kriminale të zgjedhjeve dhe finalizimin e dekriminalizmit, realizimi i reformës zgjedhore është kusht i panegociushëm”, tha kreu i LSI.

Sikurse tha Meta, LSI vendos të vërë në dispozicion të zgjedhjes politike të gjitha mandatet e saj, kryetarin kuvendit, ministrat dhe postet politike të përfaqësimit.

“Lidhur me çështjen e koalicionit, LSI është e hapur të afirmojë koalicionin me PS bazuar në arritjet e deritanishme të koalicionit aktual.

Por nëse lidershipi i PS nuk do të tregojë vullnet politik për garancitë e opozitës që të jetë pjesë e procesit zgjedhor, LSDI nuk o të jetë në koalicion as në zgjedhje”, tha Meta duke i dhënë fund edhe dilemës për ata që e kishin nëse do të kishte koalicion PS-LSI.

Meta ka komentuar edhe darkën me Kryeministrin Rama ndërsa ka refuzuar të shprehet rreth mendimit të kryeministrit për qëndrimet e LSI-së.

“Darka ka qenë informale. Në shkëmbejmë mendime në mënyrë të vazhdueshme me Ramën ndërsa sapo thanë ky është vendim i kryesisë së LSI-së.

Meta tha se nuk ende ka kohë dhe nuk ka arritur afati i fundit për koalicione dhe regjistrimin në KQZ. Ne po publikojmë qëndrimin tonë sot. Ne nuk paragjykojmë qëndrimin e Ramës dhe Bashës për vlerësimin tonë, por cështja e zgjedhjeve është cështje që i takon popullit shqiptar”, tha Meta.

Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Luan Rama tha se nuk bëhet fjala për mandatet e përfaqësimit në Parlament, por ministrat dhe mandatet.

Dy drejtuesit e LSI-së ishin sërish të paqartë nëse do të bashkonin votat në Parlament për një qeveri jo me Ramën-Kryeministër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY