Votimi ligjeve të Reformës, Monika Kryemadhi “i ulërin” Petrit Vasilit

Votimi ligjeve të Reformës, Monika Kryemadhi “i ulërin” Petrit Vasilit

62
0
Shares

Mazhoranca e majtë konfirmoi sot në Kuvend votat e domosdoshme për miratimin e 7 projektligjeve me shumicë të cilësuar, pjesë e paketës prej 27 ligjesh, që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë.
Me të njëjtin rezultat votimi, 88 vota, deputetët miratuan të 7 aktet ligjore. LSI i ka bashkuar votat me PS­në për këto akte ligjore, por duket se mes dy forcave kryesore të maxhorancës ka shumë mosbesim.
Kjo gjë është shfaqur edhe gjatë kalimit të pr/ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”. Ndërsa është hedhur për votim Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka shfaqur rezerva pasi sipas tij, “një nen është i paplotë”, raportoi gazetarja Marsela Karapanço për “Balkanweb”.
Por, në këtë moment ka ndërhyrë deputetja socialiste Vasilika Hysi e cila tha se ky nen ka problem me zbardhjen dhe do merret siç e ka propozuar Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj Vasili ka dhënë dakordësinë. “Dakord, atëherë, merret e mirëqenë”, tha ai.
Por nga vendi ka ndërhyrë deputetja e LSI­së Monika Kryemadhi, e cila ka shprehur hapur mosbesimin ndaj socialistëve.
“Thuaji ta vendosin, se nuk ka garanci me këta. Nuk ke garanci nga këta”, tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY