PDIU: Në zgjedhje me PS-së, por pazaret me Ramën do ti bëjmë...

PDIU: Në zgjedhje me PS-së, por pazaret me Ramën do ti bëjmë pas 18 qershorit

36
0
Shares

Marrëveshja qeverisëse e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet me Partinë Socialiste është realizuar shumë pak nga ajo çfarë është shkruar. Deklarata u bë nga sekretari organizativ i PDIU-se Alfred Deshati gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat e kësaj force politike në Lezhë në prag të zgjedhjeve të 18-qershorit. Sipas tij marrëveshja politike që do dalë pas 18 qershorit do jetë në funksion të çdo kontribuuesi dhe anëtari të kësaj force politike.
“Ne kemi një marrëveshje politike me PS, një marrëveshje që nuk është realizuar, një marrëveshje që është realizuar shumë pak nga ajo që është shkruar. Të jeni të sigurt që marrëveshja politike pas 18 qershorit do të jetë një marrëveshje politike që do të jetë në funksion të çdo anëtari dhe simpatizanti të PDIU”, tha Deshati, raporton Ora News.
Partia e Shpëtim Idrizit u bë pjesë e koalicionit qeveritar në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY