PROJEKTLIGJI/ “Ndëshkimi”, partnerët dhe të dashurat e zyrtarëve do të deklarojnë pasuritë

PROJEKTLIGJI/ “Ndëshkimi”, partnerët dhe të dashurat e zyrtarëve do të deklarojnë pasuritë

28
0
Shares

Ligji i ri për deklarimin e pasurive ka përfshirë në listë edhe bashkëjetuesit apo bashkëjetueset e zyrtarëve të zgjedhur, që sipas ligjit kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje pro/ligjin për “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, me disa ndryshime në krahasim me ligjin që është në fuqi aktualisht.
Në nenin 6 të ligjit që do të kalojë në Parlament është vendosur një dispozitë e re, që detyron që edhe bashkëjetuesit të deklarojnë të ardhurat e tyre, në fillim dhe në fund të mandatit të zyrtarit me të cilin bashkëjetojnë. Ky ndryshim u arsyetua i saktë nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilët u shprehën se sot shumica e çifteve të reja bashkëjetojnë, pa lidhur martesë në gjendjen civile.
“I vetmi ndryshim është se bashkëjetuesi, bashkëjetuesja do të deklarohet në fillim të detyrës dhe në largim. Është normale se shumica e çifteve të reja bashkëjetojnë, nuk kanë martesë në zyrën civile”, shkruan Shekulli.
“Nga data 1 janar deri në datën e largimit nga funksioni”, tha kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi.
Një ndryshim i dytë do të jenë masat ndëshkuese për inspektorët që publikojnë informacione të klasifikuara. Sipas ligjit të ri, punonjësit e ILDKPKI-së do të pajisjen me certifikatë sigurie, ndërsa deputeti i LSI-së, Luan Rama propozoi masa ndëshkuese për ata që nxjerrin informacion sensitive të pasurive, në kundërshtim me ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY