NGJARJA/ Lu apel shqiptarëve: Bëni si India ku historia e përdhunimit të...

NGJARJA/ Lu apel shqiptarëve: Bëni si India ku historia e përdhunimit të një vajze ndryshoi një shtet

56
0
Shares

Duke rrëfyer një ngjarje të vërtetë, ambasadori amerikan Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë shqiptare, veçanërisht grave, që të mos heshtin për dhunën seksuale dhe diskriminimin ndaj tyre. Historia që ai tregoi kishte ndodhur në Indi, ku një rast i vetëm përdhunimi bëri që ky shtet të hartonte ligje të ashpra kundër dhunës ndaj femrave por mbi të gjitha, të ndryshonte mendësinë se gratë ishin viktimat dhe jo fajtori i dhunës.
“Më 16 dhjetor 2012, tha Lu, gjashtë  burra përdhunuan në grup një vajzë 23-vjeçare që studionte për t’u bërë fizioterapiste. Ata jo vetëm e përdhunuan, por edhe e rrahën për vdekje. Mjekët punuan me ditë për ta shëruar; qeveria e dërgoi me avion edhe në Singapor, por ajo nuk mundi të jetonte. Para se të vdiste, këmbënguli të fliste me mediat për fatkeqësinë e saj. Pra, theu një kulturë që fajësonte viktimat dhe jo autorët.
Pas kësaj, qindra mijë protestues u mblodhën para zyrës së Kryeministrit në Indi për të kërkuar drejtësi. Qeveria u përgjigj duke dërguar ligjin kundër dhunës seksuale. Sot India e ka këtë ligj. E gjithë kjo ndodhi për shkak të një vajze të guximshme që vendosi të mos ishte e heshtur.
Pata mundësinë të takohem me prindërit e një vajze që qeveria vendosi t’i jepte Çmimin e Gruas së Vitit. Ishte një takim që nuk kam për ta harruar sepse prindërit ishin po aq të guximshëm sepse ata donin të siguroheshin se vdekja e vajzës së tyre kishte shërbyer për diçka.
Të gjithë ne duhet të dalim në mbrojtje të grave dhe vajzave dhe të kundërshtojmë diskriminimin. Si baba i një vajze më lejoni të përgëzoj rrjetin për punën që po bën për të kapërcyer dhe ndihmuar gratë e vajzat për të qenë të guximshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY