FOTO GALERI/ Nishani në mes të katedraleve dhe kapedanëve të Mirditës

FOTO GALERI/ Nishani në mes të katedraleve dhe kapedanëve të Mirditës

74
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një vizitë pune në Mirditë, ku fillimisht u ndal Kishën e Shën Llezhdrit në Orosh (Ish-Abacinë) duke u mikpritur nga Imzot Cristoforo Palmieri, Ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit dhe besimtarë të shumtë. Presidenti Nishani vizitoi edhe Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozef Punëtori” ku u takua përzemërsisht me nxënësit e mësuesit duke theksuar rëndësinë e shkollimit e të përfitimit të dijeve, ruajtjes e pasurimit të vlerave dhe traditave më të mira të Mirditës, si dhe mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të disa fidanëve pemësh frutore mani nga bamirësja austriake Marianne Graf.


Më pas Kreu i Shtetit shqiptar përshëndeti Simpoziumin “Mirdita në mes të Katedraleve dhe Kapedanëve” në Pallatin e Kulturës të Rrëshenit, të organizuar nën kujdesin e Institucionit të Presidentit të Republikës ku ishin të pranishëm gjithashtu deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryebashkiaku i Miriditës Ndrec Dedaj, kryetari i Bashkisë Lezhë, Nënprefekti i Mirditës, autoritete dhe përfaqësues të pushtetit vendor, Imzot Palmieri dhe klerikë, historianë, akademikë, profesorë dhe banorë të shumtë të Mirditës e familje të shquara të saj.


Në fjalën e Tij me të këtë rast, Kreu i Shtetit, pasi u shprehu falënderimet për mikpritjen dhe vlerësoi referuesit e ndryshëm për punën e tyre intelektuale, kërkimore-shkencore sepse “kështu do të mbahet gjallë trashëgimia e jashtëzakonshme e vlerave historike dhe identitare shumëshekullore”, theksoi mes të tjerash: “Gjatë këtij muaji kam pasur rastin të udhëtoj në shumë treva shqiptare. Isha para disa javësh në Preshevë e Bujanoc, më pas në Gjirokastër, sot në Mirditë dhe kudo ku shkon gjen shpirtin dhe identitetin kombëtar shqiptar, zakonet, kulturën, dallimet e kësaj trashëgimie.”


Presidenti i Republikës vlerësoi me
“Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Preng Marka Prengën (pas vdekjes) dhe Frrok Melyshin (pas vdekjes); ndërsa me
Dekoratën “Nderi i Kombit” Preng Bibë Dodën (pas vdekjes) si dhe me
Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Derën e Gjonmarkajve me motivacionin:
“Për kontributin e jashtëzakonshëm në shërbim të mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe në mënyrë të veçantë, të trevës së Mirditës, për luftën shumëshekullore kundër pushtuesve të atdheut dhe për rezistencën e tyre deri në sakrifica sublime, kundër vendosjes së diktaturës komuniste në trojet shqiptare”.


nishani, mirdite

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY