U akuza si bashkëpunëtor i Mark Frrokut, Prokuroria apelon pafajësinë e Kristjan...

U akuza si bashkëpunëtor i Mark Frrokut, Prokuroria apelon pafajësinë e Kristjan Marinaj

54
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin e pafajësisë për Kristjan Marinajn, i dyshuar si bashkautor i vrasjes së Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Blegjike.
Sipas akuzës, pafajësia e gjykatës nuk është e argumentuar ligjërisht dhe për këtë fakt, është apeluar vendimi duke kërkuar dënimin e tij me 16 vjet burg.
Për prokurorin, Marinaj në bashkëpunim me ish-deputetin Mark Frroku dhe persona të tjerë janë bashkautorët e vrasjes së shqiptarit Kurti në Belgjikë. Nga ana tjetër, mbrojtja e cilësoi të drejtë vendimin e pafajësisë, duke pretenduar se prokuroria nuk arriti të provojë përfshirjen e klientit të tij në këtë vrasje.
Edhe gjykata në vendimin e pafajësisë, u shpreh se prokuroria nuk solli prova direkte, që fajësojnë të pandehurin e shpallur në kërkim për vrasjen në Belgjikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY