SHQIPËRI – BOSNJE/ Policia zbardh masat për ndeshjen e futbollit në “Elbasan...

SHQIPËRI – BOSNJE/ Policia zbardh masat për ndeshjen e futbollit në “Elbasan Arena” dhe këshillon sportdashësit

63
0
Shares

Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe të Bosnje Hercegovinës,  e cila do të zhvillohet më datë  28. 03. 2017, në orën 18:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Sa me sipër, në orën 16:00, të datës 28. 03. 2017,  ju bëjmë me dije se:
 Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve  përreth dhe përballë  stadiumit.
 Lëvizja e mjeteve do të lejohet në Bulevardin “Qemal Stafa”, që fillon nga Posta deri në dalje në unazë.
 Gjithashtu e hapur do të jetë nga “ish-konservimi” – “5 Maj”, e cila do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Bëjmë me dije se hyrja e sportdashësve do të fillojë në  orën 16:00 me qëllim shmangien e radhëve  të  gjata në hyrje për në Stadium.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 280 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja

Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti  dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloj)
c) fishekzjarrë
d) monedha apo metale (të çfarëdolloj)
e) çelësa të ndryshëm
Në të kundërt NUK do të lejohen  të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të  ndeshjes do të jenë të mbyllura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 28 Mars 2017, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të  sillte  një ndihmesë të madhe në zhvillimin  sa më normal të  këtij aktiviteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY