Ja cfarë krasitën mediat e qeverisë në letrën e gjermanit për Bashën

Ja cfarë krasitën mediat e qeverisë në letrën e gjermanit për Bashën

45
0
Shares

Zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i ka shkruar një letër Bashës e cila është transmetuar sot në disa media. Në këtë politikani dhe zyrtari i lartë gjerman deklaron se ishte ngarkuar nga pjesëmarrësit në mbledhjen e grupit të punës të Ballkanit perëndimor, e cila ishte mbledhur më 21 mars për t’i përcjellë kryetarit të Partisë Demokratike, siç thotë ai, shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Qënë fillim të letrës, njësoj si opozita shqiptare, përcakton se zgjedhjet e 18 qershorit mund të manipulohen, por ndërkohë që shprehet kundër bojkotit si një rrugë që nuk mbështetet prej tyre.

“Edhe ne jemi gjithashtu shumë, shumë të shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë falsifikim të madh të zgjedhjeve, si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera. Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mundohet të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mosregjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një “qeveri teknike” nga të gjitha grupet parlamentare. Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita, do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejtë BE-së. Dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU/CSU-së. Kjo nuk është në interesin tonë!”

Në vijim ai thotë se duhet gjetur mënyra që sigurojnë se kanabisi nuk do të kultivohet më dhe të vijohet me procesin e dekriminalizimit.

“Duke qenë se ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta, do të doja t’ju drejtoja lutjen tonë urgjente, për t’i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe për t’u regjistruar në zgjedhjet kombëtare, pa vendosur parakushtet e përmendura më sipër. Për këtë ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë me të gjitha forcat tona për të ndërtuar ura dhe për të bërë gjithçka për të siguruar zgjedhje të drejta. Gjithashtu, për këtë duhet synuar progresi në procesin e dekriminalizimit dhe në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Dhe sigurisht ka edhe shumë mënyra të tjera! E rëndësishme është të gjendet një rrugë e pranueshme nga të gjithë për të dalë nga kjo situatë e ngatërruar.”

Disa prej medieve afër qeverisë që e publikuan këtë letër censuruan pjesërisht dy paragrafet e mësipërme duke hequr e kthyer letrën në një mesazh të afërt me qeverinë e Edi Ramës.

Qartësisht politikani i lartë gjerman dhe ndërkohë mik i PD thotë se është kundër bojkotit, një praktikë që nuk përdoret shumë në vendet perëndimore në betejat politike për shkak të standardit të institucioneve politike që ata kanë. Ta zemë në Gjermani, qeveria e Merkelit nuk do të guxonte kurrë që përmes mbrojtjes së policisë gjermane të mbillte në mënyrë ilegale mijëra plantacione me kanabis. Në këtë rast ata që duhet të bojkotonin parlamentin , qeverinë dhe vendin do të ishin pikërisht qeveria dhe drejtuesit e policisë sapo kjo gjë të faktohej.

Në Shqipëri ka ngjarje ekstreme nga ana e qeverive dhe prandaj ka edhe ngjarje ekstreme nga ana e opozitave.

Zyrtari i lartë gjerman nuk përmend në asnjë vend që është kundër qeverisë teknike, përvcse sugjeron presione të një natyre tjetër ndaj qeverisë. Droni.al

Letra e plote:


gjermani letra


gjermani letra 1

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY