EMRAT/ Ja shqiptarët kushërinj të parë që trafikonin kokainë në linjën Shqipëri...

EMRAT/ Ja shqiptarët kushërinj të parë që trafikonin kokainë në linjën Shqipëri – Itali – Gjermani

59
0
Shares

Mësohen emrat e anëtarëve të organizatës kriminale që trafikonte kokainë përmes linjës Shqipëri – Itali – Gjermani.
Sikurse njoftoi edhe policia shqiptare më herët gjatë ditës së sotme, 11 persona u arrestuan, 9 prej të cilëve janë shqiptarë të gjithë nga Vlora, si dhe një italian e një maroken.
Sipas burimeve nga policia, organizata e drogës drejtohej nga 32-vjeçari Besmir Shehaj nga Vlora. Shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Edmond Ferzaj, Bruno Haxhiraj, vëllezërit Arbër e Alkens Çarçani që ishin përgjegjësit për drogën në Itali, si dhe korrierët Vladimir Skëndo e Shpresim Hera të gjithë nga Vlora.
Mësohet gjithashtu se 7 prej shqiptarëve të arrestuar janë kushërinj të parë.
Sipas policisë droga sigurohej nga vendet e ulëta të Europës dhe shitej në Firence të Italisë dhe ne Gjermani.
Tre prej pjesëtarëve janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa të tjerët në Itali dhe Gjermani. Po ashtu, gjatë arrestimit policia u gjeti edhe një sasi kokaine dhe marijuanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY