Urdhri i Çakos, kundër numrit të Saimir Tahirit

Urdhri i Çakos, kundër numrit të Saimir Tahirit

42
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka kërkuar nga të gjitha komisariatet në vend të heqin numrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili ka qenë i afishuar në vende publike dhe institucione të policisë, raporton “BalkanËeb”.

Urdhri vjen vetëm pak ditë pas ndryshimeve në qeveri, kur Rama vendosi largimin e Tahirit. Kjo, pasi në çdo komisariat ka qenë një letër ku ishte shkruar numri i ish-ministrit Tahiri, ku iu rekomandohej qytetarëve ta telefonin në rast se nuk shërbeheshin apo policia vepronte në mënyrë të parregullt ndaj tyre.

Numri i ish-ministrit ka qenë i afishuar edhe në aeroport dhe vende të tjera publike por tashmë me zëvendësimin e tij nga ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sjellë edhe këtë urdhër të kryepolicit Çako.

Heqja e numrit të ministrit do të shoqërohet edhe me kosto financiare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY