DETAJET/Ja si ndodhi vrasja në Devoll

DETAJET/Ja si ndodhi vrasja në Devoll

43
0
Shares

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në fshatin Braçanj të shtunën ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër.

Arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes, si edhe njëri prej të dëmtuarve, për veprën penale: “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, falë punës të mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta bënë të mundur arrestimin e shtetasit :

David Myrte, 25 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.03.2017, në afërsi të fshatit Braçanj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit :

• Z.A, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec,

• D.T, 39 vjeç, banues në Vreshtas- Maliq dhe shtetasin

• Mendar Burnazi, 42 vjeç, banues në Nizhavec Pogradec.

Si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës, shtetasi Z.A, si edhe mori mjekimin e nevojshëm shtetasi Mendar Burnazi.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, u bë arrestimi edhe i këtij të fundit shtetasit Mendar Burnazi, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore, për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, si edhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” parashikuar nga nenet 78, 88, 25 e 305/b të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY