FOTO/ Zbulohet mashtrimi i Edi Ramës në Vlorë, dëmshpërblen pallatin me lejë...

FOTO/ Zbulohet mashtrimi i Edi Ramës në Vlorë, dëmshpërblen pallatin me lejë që do shembë për lulishte

65
0
Shares

Nis shembja e pallatit te “Tre Racat” në Vlorë, do ia zërë vendin lulishtja
Pallati i “Tre Racave” për të cilin Kryeministri Rama deklaroi se vendin e tij do ta zinte lulishtja, ka nisur procedurën për t’u shembur.
Ka qenë IKMT, institucioni që i ka dorëzuar pronarit vendimin e shembjes, ku nga ana tjetër ka nisur çmontimi i skelave, si dhe ambienteve të tjera për t’i hapur rrugë shembjes, e cila pritet të bëhet nëpërmjet shpërthimit.
Policia ka bërë rrethimin e zonës, ndërkohë që në mes të javës pritet ndërhyrja e forcave të cilat do të bëjnë shpërthimin.
Sipas burimeve, ndryshe nga çfarë u fol se “pallati do shembej për shkak se ishte pa leje”, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një VKM për shpronësimin e tij me një vlerë të konsiderueshme.
Pallati, i cili aktualisht është në katin e 4 do të vijonte ndërtimin deri në 12 kate, pas një beteje të gjatë ligjore mbi çështjen e Lejes, nëse ishte e saktë apo jo; betejë e cila u fitua nga pronari. Sipas të njëjtave burime, pas shembjes së pallatit, pritet ndërtimi i një lulishteje në të gjithë sipërfaqen ku do të ndërtoheshin 3 kullat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY