Reagon organizatori i koncerteve: E vërteta e lekëve të Irmës, tani ajo...

Reagon organizatori i koncerteve: E vërteta e lekëve të Irmës, tani ajo kërkon të tjera gjëra

42
0
Shares

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook këngëtarja Irma Libohova ka publikuar një denoncim për një nga organizatorët e koncerteve ku ajo ka marrë pjesë, i cili sipas saj nuk ka shlyer pagesën e saj në lidhje me një nga koncertet ku ajo ka performuar.

Ajo ka publikuar foton dhe emrin e tij, Ari Kasapi, duke paralajmëruar kolegët e saj që të kenë kujdes ndaj këtyre mashtrimeve. Por organizatori i koncerteve, Kasapi ka reaguar përmes një prononcimi në Gazeta Express në të cilin shprehet se pagesa është kryer, por pas saj këngëtarja ka kërkuar gjëra të tjera. Sipas tij kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me rrugë ligjore.

“Unë jam këtu dhe nuk jam fshehur ajo lekët i mori por pretendonte  gjëra të tjera. Megjithatë këtë do ta zgjidhë Gjykata e Lartë”,shprehet ai për Gazetën Express duke bashkangjitur edhe fotot me këngëtaren.

17097797_753157298187126_3605189078822941335_o

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY