Basha: Bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellët etnik e vetmja rruge për Maqedoninë

Basha: Bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellët etnik e vetmja rruge për Maqedoninë

71
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për refuzimin qe Presidenti i Maqedonisë, ti japë mandatin për krijimin e qeverisë së re Zoran Zaev, për shkak të pranimit prej tij të dygjuhësisë.
Për bashin, ky është një akt diskriminimi etnik dhe se bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellët etnik është e vetmja rruge për Maqedoninë.
“Me shqetesim te thelle percolla qendrimin e presidentit te Maqedonise per te refuzuar mandatimin e qeverise se re per shkak te pranimit nga ana e subjektit politik ne fjale te dygjuhesise.
E konsideroj kete qendrim nje akt diskriminimi etnik qe nuk i kontribon harmonise midis etnive shtetformuese ne Maqedoni.
Maqedonia stabile, demokratike dhe e integruar ne NATO dhe BE eshte interesi me i mire i shqiptareve ne Maqedoni, dhe vullneti i te gjithe shqiptareve ne kete drejtim eshte i palekundur.
Por stabiliteti dhe rruga e integrimit te Maqedonise cenohet rende nga akte te tilla diskriminuese. Pranimi i dygjuhesise e emancipon Maqedonine nga ngercet dhe paragjykimet dhe zgjeron hapesiren e lirise duke forcuar keshtu vete themelet e saj.
Rikonfirmoj mbeshtetjen per Platformen Shqiptare dhe ju kerkoj partive politike shqiptare ne Maqedoni te veprojne te bashkuara ne mbeshtetje te te drejtave legjitime te shqiptareve ne Maqedoni.
Bashkepunimi dhe respekti i ndersjellte etnik eshte e vetmja rruge qe do ti garantoje Maqedonise stabilitetin, prosperitetin dhe rrugen e sigurte drejt integrimit euroatlantike”, shprehet Basha në deklaratën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY