Edi Rama “merr” edhe marsh indietro: Dialog me PD, por Lulzim Basha...

Edi Rama “merr” edhe marsh indietro: Dialog me PD, por Lulzim Basha preferon… Metën nuk e ftoj në koalicion

54
0
Shares

“Dialogu është i nevojshëm, por siç e shihni, Lulzim Basha preferon të flasë me vete e për veten”.
Kështu i përgjigjet Edi Rama pyetjes nëse do të ishte i volitshëm një dialog apo takim jashtëparlamentar mes tij dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Në një intervistë ekskluzive për GSH.al, ndërsa shpreh gatishmërinë për “të marrë” një marsh indietro, kryeministri komenton edhe koalicionin elektoral të 18 qershorit.
Edi Rama shprehet se nuk do ta ftojë Ilir Metën, por beson se aleanca me LSI do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të dytë.
“Ne nuk shohim asnjë arsye për ta bërë një ftesë të tillë për partnerët tanë në koalicion, sepse koalicioni është i tyre sa ç’është edhe i yni dhe për ne, nuk shtrohet fare si pyetje vazhdimësia e këtij koalicioni. Jo thjesht taktikisht, po strategjikisht. Jo thjesht për pushtetin, po për reformat për të bërë shtet. As për ne as për ta, po për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër! Por natyrisht respektojmë lirinë dhe të drejtën e partnerëve tanë për ta zgjedhur vetë momentin e afirmimit publik të vullnetit të tyre për të vazhduar rrugën e përbashkët”, thotë Rama.
Në këtë pjesë të parë të intervistës, kreu i qeverisë flet për zgjedhjet e presidentit të ardhshëm si dhe problemin e kultivimit të hashashit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY