Ndoka: Nuk mjafton largimi i Thoma Gëllçit dhe shpimi i gomave…!

Ndoka: Nuk mjafton largimi i Thoma Gëllçit dhe shpimi i gomave…!

42
0
Shares

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka mbështetur deklarata e kreut të PD Lulzim Basha. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”  ai shkruan se nuk do të mjaftohen vetëm me largimin e Thoma Gëllçit dhe shpimin e gomave.

Postimi i plotë i Nard Ndokës në “Facebook”


nard ndoka, kuvend_copy_1TVSH, Televizori Publik Shqiptar, më shumë liri dhe profesionalizëm, me 20 Shkurt 1991, se sa sot me 20 Shkurt 2017, në një sistem me demek demokratik.
Mediat kombëtare dhe lokale janë në agoni të plotë, të tulatura, të trembura nga pushteti, të blera dhe të diktuara nga pushteti i pushtave.
Sinjale të qarta, për revolucion mbarëpopullore, mafia politike, ekonomike, mediatike, ka hedhur rrënje, ndaj duhet përmbysje, liri dhe standarde për të gjithë.
Kur liria mungon në media është alarm për një shoqëri, që aspiron progres, ndaj shqetësimi agresiv i Liderit të Opozitës Z. Basha është i përligjur dhe alarm për të gjithë ne.
Ky është një fenomen i frikshëm, që nuk çlirohet me drejtorë të vegjël dhe goma makinash, por me një revolucion që të përmbyse mekanizmin kriminal shtetëror që rrotullohet me korrupsionin galopant dhe lekët e pista të drogës dhe trafiqeve.
Jemi në kohë, por duhet guxim dhe kuraje qytetare e politike, qëndresë dhe aksion i fortë i popullit opozitar ballë për ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY