Gazetari kosovar zbulon anën e errët të këshilltarit më të ri të...

Gazetari kosovar zbulon anën e errët të këshilltarit më të ri të Edi Ramës

75
0
Shares

“Faleminderit Lulzim Rafunës që pranoi rolin e këshilltarit në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë, pas një eksperience të suksesshme në drejtimin e doganave të Kosovës”.
Kaq ka mjaftuar për prezantimin nga Edi Rama, që të vijojnë një lumë akuzash, më së shumit nga Kosova, ku edhe e njohin më mirë të kaluarën e dyshimtë të këshilltarit më të ri të kryeministrit ët Shqipërisë.
edlrFillimisht ka reaguar Ideal Sylejmani.
“Godet kryeministri. Ky njeri në Kosovë është i dyshuar për shumë vepra përderisa ishte në doganën e Kosovës. Dmth devollet e paskan shtri sundimin edhe ne Shqipëri”, shkruan Sylejmani në “Facebook”.
Kjo nuk i ka pëlqyer Edi Ramës i cili ka kundëreaguar.
“Ideal ka plot gjëra të mira me mësu nga njeri-tjetri, prandaj mos mësoni nga Tirana lojën e shpifjeve badjahava për njerëzit që punojnë e bëjnë sukses! Respekte”.
kr1Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarit nga Kosova Berta Buzhala.
Duke i përmendur një rast afere e dyshuar korruptive, me protagonist këshilltarin e ri të Edi Ramës, Buzhala, shprehet midis të tjerave se “Rafuna, Ramës dhe Shqipërisë, do t’i sjell ide kreative për manipulime kreative financiare”, ndërsa sfidon se, “Për këto çfarë po i them, jam në gjendje që të marre pjesë në secileën studio televizive me këshilltarin më të ri te z. Rama”. 
DRONI.al

Reagimi i plotë i Berat Buzhalës

Ideal Sylejmani ke te drejte, mos u dorezo para autoritetit, qofte ai edhe Kryeminister i Shqiperise.
Mjafton ta permendim vetem aferen e importit te grurit ne Kosove, gjate kohes kur Rafuna ishte drejtor i doganave te Kosoves. Rafuna lejoi te futej ne Kosove grure nga rezervat e shtetit te Serbise, duke u deklaru ne kufi si krunde. Demi ishte i dyfishte:
– nen nje gruri i rezervave serbe ishte i cilesise katastrofale, ndersa perdorej si ushqim per njerez;
– dhe e dyta, duke u lejuar qe te futet si krunde, ata nuk paguanin tatim, i cili paguhet per grure.
Shih per kete arsye, nje komision i Kuvendit te Kosoves, komision i pavarur, e gjeti fajtore Doganen e Kosoves, e cila ne fund u detyrua qe te paguante 500 mije euro denim. Ne fakt, per shkak te Lulzim Rafunes, kjo kompani edhe me tutje nuk e ka paguar denimin ne fjale.
I njejti grure, pra gruri i rezervave shteterore serbe, grure i cilesise se dobet, eshte futur ne disa raste edhe ne Shqiperi. Ai eshte bllokuar perkohesisht nga autoritetet shqiptare – me te drejte – sepse ishte grure jocilesor. Ndalimi ishte bere nga Ministri Panariti.
Rafuna nuk ka arrit kurrfare suksesi ne Dogana te Kosoves. Rritja e te hyrave ne Doganat e Kosoves ka ndodhur per shkak te rrijtes se konsumit dhe rritjes se ekonomise. Ekonomia e Kosoves vit pas viti rritet me 5 per qind, 3 per qind, 4 per qind. Per po kaq perqindje rriten edhe te hyrat ne Dogana, sepse ne ne Kosove TVSH’ne, qe shtetet tjera e mbledhin brenda territorit, e mbledhim ne pika doganore.
Rafuna, Rames dhe Shqiperise, do t’i sjell ide kreative per manipulime kreative financiare.
Per keto cfare po i them, jam ne gjendje qe te marre pjese ne secilen studio televizive me keshilltarin me te ri te z. Rama.

kr2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY