RAPORTI AI/ Edi Rama kërcënoi gjyqtarët, Erion Veliaj dëboi romët

RAPORTI AI/ Edi Rama kërcënoi gjyqtarët, Erion Veliaj dëboi romët

66
0
Shares

Kushtet e rënda të komunitetit rom dhe egjiptian dhe rreziku i dëbimit të vazhdueshëm krahas 20 mijë kërkesave për azil nga shqiptarët në BE janë dy çështjet në fokus të raportit më të fundit vjetor të Amnesty International.
Në pikën “Të drejtat e banimit – dëbimet me forcë” thuhet se, “Në qershor, autoritetet vendore në Tiranë kërcënuan për të dëbuar me forcë mbi 80 familje kryesisht rome dhe egjiptiane që jetonin në zonën e Bregut të Lumit, një zonë nën rrezikun e përmbytjeve prej lumit të Tiranës. Komunitetet rome dhe egjiptiane vazhdojnë të jetojnë në kushte të këqija banimi dhe kanë qenë në rrezik të vazhdueshëm dëbimi”.
ai2“Mbi 20 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE”, thuhet më tej në raport.
Por në raport përmendet në veçanti çështja e pajisjes së përgjimit, rasti i pezullimit nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit dhe fakti se qeveria akuzoi gjykatësit për këtë çështje se po i shërbenin opozitës, duke minuar kështu pavarësinë e gjyqësorit.
Në pikën “Sistemi i drejtësisë”, Amnesty International shprehet se “në qershor, një gjykatë pezulloi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për abuzim me pushtetin dhe pjesëmarrje në vendosjen  e pajisjeve përgjuese në komisariatet e Policisë. Në përgjigje, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme akuzuan gjyqtarin se po i shërbente opozitës dhe  duke minuar pavarësinë e gjyqësorit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbeti i pezulluar deri në fund të vitit”.
ai3Në pikën “Zhdukjet” thuhet se autoritete nuk kanë bërë asnjë hap përpara për të vënë përpara drejtësisë ata që janë përgjegjës për zhdukjen me forcë në vitin 19995 të Remzi Hoxhës, një shqiptar etnik nga Maqedonia. Fati i tij dhe vendndodhja mbeten të panjohur. Qeveria ka filluar të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Humbur për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e shqiptarëve të zhdukur nga qeveria komuniste në vitet 1944-1991. Megjithatë, edhe në fund të vitit 2016 kishte ende zhvarrosje të reja për t’u bërë. Rreth gjashtëmijë persona mbeten të zhdukur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY