Protesta në ditën e pestë, PD e vendosur për qeveri teknike

Protesta në ditën e pestë, PD e vendosur për qeveri teknike

41
0
Shares

Protesta e PD ka hyrë në ditën e pestë të saj. Kërkesa kryesore e opozitës është krijimi i një qeverie teknike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Që prej të shtunës, 18 shkurt qytetarë të shumtë të shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të opozitës janë “ngujuar” në çadrën e ngritur dhe thonë se do të qëndrojnë aty derisa kërkesa e tyre të plotësohet.
Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se nuk ka asnjë hap pas, për vendimin e marrë ditën e 18 shkurtit.
“Zgjedhje me këtë kryeministër, thotë Basha,  nuk ka”.
Për këtë Basha dhe grupi i tij parlamentar kanë bojkotuar edhe punimet e Kuvendit.
Një ditë më parë Basha takoi edhe raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, të cilin e ka njohur me vendimin e madh për qeveri teknike.
Nga ana e tij eurodeputeti Fleckenstein është shprehur kundër bojkotit, duke thënë se ka ende debati politik bëhet në Kuvend.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka treguar se kur do të kthehet në opozita në parlament. Në një prononcim për “Neës24” Boçi tha se ky nuk është bojkot por zhvendosje e aulës nga parlamenti tek qytetarët dhe se PD do të kthehet kur të ketë një vendim për qeveri teknike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY